Preloader

Rreth Gjergji H Tekstil

Gjergji H tekstil , tekstile
Gjergji H tekstil , tekstile

Historia e Gjergji H Textil

Vitet e para

Në vitin 1994, dy inxhinierë tekstili themeluan Gjergji-H Tekstil — ndër tregtarët e parë privatë të tekstileve në Shqipërinë e re post komuniste. Dërgesat tona të para vinin nga Kombinati i Tekstileve të Beratit, një prej qendrave më të mëdha të prodhimit në vend.

Përtej kufijve

Ambicia shpejt e tejkaloi atë që një treg i vetëm mund të ofronte. Gjergji-H u bë ndër kompanitë e para shqiptare që importoi tekstile drejtpërdrejt nga Kina, duke sjellë pëlhura, përfundime dhe standarde të reja cilësie në një treg ende të ri. Ai hap i parë jashtë vendit hodhi themelet e rrjetit të furnitorëve që operojmë sot — mbi pesëdhjetë partnerë në tetë vende, nga Kina ne Itali deri në Indi, Pakistan, Gjermani dhe Shtetet e Bashkuara.

Një kapitull i ri në mikpritje

Ndërsa turizmi shqiptar nisi ngjitjen e tij, ne e pamë te nevojshme te rriteshim dhe ne me te. Në vitin 2011, hapëm një linjë të dedikuar biznesi për hotele dhe restorante — duke kaluar nga shitja me shumicë e topave të tekstilit drejt produkteve të qepur sipas nevojes. Carcafe, peshqirë, perde, tekstile restoranti, etj — të gjitha të projektuara për kërkesat e përditshme të industrisë HoReCa.

Shtëpia jonë kryesore

Në vitin 2022, hapëm dyert e shtëpisë sonë të re në autostradën Tiranë–Durrës: një showroom prej mbi 4,000 m² — më i madhi i llojit të vet në rajon. Ky ambient perfshin një fabrikë moderne qepjeje me mbi tridhjete profesionit dhe makineri moderne. Kjo lejoj te merrnim kontrollin e plote mbi prerjen, përfundimin dhe personalizimin per klientet tane. Më shumë se një magazinë, është një hapësirë ku hotelierët, arkitektët dhe profesionist te tjere te industrise HORECA mund të gjejne cdo material te bute, aksesor hoteli dhe profesionalizmin e duhur per te permbushur nevojat e tyre.

Gjergji H tekstil , tekstile
Gjergji H tekstil , tekstile

Nga Shqipëria, për botën

Duke u mbështetur mbi një prani të fortë në tregun vendas, ne zgjeruam eksportet tona drejt tregjeve strategjike në të gjithë Ballkanin — Mali i Zi, Kosove, Maqedoni e Veriut, Bullgari dhe Serbi. Duke shfrytëzuar reputacionin tonë te nje raporti cilesi-cmim ekselent, kemi krijuar gjithashtu një prani eskportuese në rritje në destinacione kyçe evropiane si Italia, Spanja, Zvicra dhe Gjermania. Këto tregje vlerësojnë përkushtimin tonë ndaj qëndrueshmërisë, kualitetit dhe shpejtesise — duke na lejuar t’u shërbejmë sektorit të mikpritjes, shëndetësisë dhe lavanderise me standardet më të larta ndërkombëtare.

 

Misioni ynë

Të ofrojmë tekstile profesionale me cilësi të qëndrueshme, çmim të drejtë dhe zgjidhje të përshtatura për hotele, restorante, lavanderi dhe biznese në Shqipëri.

Vizioni ynë

Të jemi zgjedhja kryesore për tekstile profesionale në Shqipëri dhe rajon, duke sjellë inovacion, besueshmëri dhe standarde ndërkombëtare në çdo produkt.

Gjergji H Tekstil

Pse Gjergji Tekstil ?

Pse duhet të na zgjidhni

Gamë e Gjerë

Gjthçka ju duhet në fushën e tekstilit dhe produkteve te tekstilit e gjeni në një vend.

Kulturë Pune

Kemi krijuar një kulturë që i ofron rezultate të larta klientëve në përzgjedhjen e produkteve. Kjo na ndihmonë që të kemi klient të lumtur dhe besnik

Eksperiencë e Pasur

Për mbi 25 vjet ne jemi përqendruar vetëm në industrinë e tekstilit.

Ekip Brilant

Ekipi i gjergji H Tekstil është një ekip me eksperiencë, dhe shumë të aftë në punën e tyre. Gjithmon të gatshëm të ndihmojnë klientët në çdo detaj.

Suport dhe Shërbim

Ne ju japim suport gjatë gjithë proçesit, që nga përzgjedhja e materialeve, dizajni, qepja, dhe transporti deri në adresë.

Çmimet më të Mira

Proporcioni i drejtë Çmim / Kualitet na lejon të kemi çmimet më të mira për kualitete të ndyshme. Gjithashtu kemi furnitorët më me eksperiencë në fushën tonë.

Nga fibrat e para deri te tekstilet profesionale, cilësia dhe qëndrueshmëria në çdo fije.
0

Mbi 2000 vlerësime

Shiko videon tonë të tekstileve

Zbuloni si proceset tona moderne, furnizimi i shpejtë dhe përkushtimi ndaj cilësisë na bëjnë zgjedhje të besueshme për tekstile profesionale në Shqipëri.

Dorëzim i shpejtë në Shqipëri
Porosi tekstilesh të personalizuara

Partneri juaj i besuar

Eksperience 25+ vjet në fushën e tekstileve

Ju ndihmojmë të bëni zgjedhjen më të përshtatëshme për kërkesat që ju keni dhe të gjithë proçesin e mbyllni te ne.

Çfarëdo që mendja e njeriut mund të konceptojë dhe besojë, mund ta arrijë. Mendimet janë gjëra! Janë gjëra shumë të fuqishme në të vërtet, kur përzihen me vendosmëri dhe dëshirën e zjarrtë, mund të përkthehen në pasuri.

Na kontaktoni

Na kontaktoni për zgjidhje profesionale tekstilesh

Co-founder, CEO

Elisabeta Hysi

“Çfarëdo që mendja e njeriut mund të konceptojë dhe besojë, mund ta arrijë. Mendimet janë gjëra! Janë gjëra shumë të fuqishme në të vërtet, kur përzihen me vendosmëri dhe dëshirën e zjarrtë, mund të përkthehen në pasuri.”

Shkoder

Shkoder

Durres

Major hub for North American

Tirana

Tirana

Korca

Korca

Vlora

Vlora