Preloader

Këllëfë Jastëku për Hotele – Pambuk dhe Saten

Pse Gjergji Tekstil ?

Kllefe Profesionale per Jasteke, Dysheke dhe Hoteleri

Pikat kryesore

  • Teksturë e butë dhe elegante
  • Ngjyra që kombinohen lehtë
  • Qëndrueshmëri në përdorim
  • Përfundime cilësore

Specifikime tipike

  • Material: mikrofibër ose pambuk
  • Masa: 130×180 cm
  • Ngjyra: neutrale ose trend
  • Kujdes: larje e butë

Përdorime

 

  • Për dhoma, lounge dhe kënde relaksi.

  • Personalizim me logo, bordurë ose ngjyrë sipas kërkesës.

Nga fibrat e para deri te tekstilet profesionale, cilësia dhe qëndrueshmëria në çdo fije.
0

Mbi 2000 vlerësime

Këllëfë jastëku të qëndrueshëm për përdorim të përditshëm

Këllëfi i jastëkut ndrrohet pas çdo mysafiri, ndaj duhet të mbajë ngjyrën dhe formën edhe pas larjeve të shumta. Gjergji H Tekstil furnizon hotele, vila dhe Airbnb në Shqipëri me këllëfë jastëku në pambuk, saten pambuku dhe përzierje, me qepje të përforcuara.

Këllëfët mund të jenë me mbyllje zarf (pa kopsa), me zinxhir ose me kopsa, në përmasat standarde 50×70 cm dhe 50×80 cm ose sipas jastëkëve tuaj. Prodhohen në të bardhë klasike të hoteleve ose në ngjyra që përputhen me setin e çarçafëve.

Në set me çarçafët

Porositini së bashku me çarçafët për hotele dhe jastëkët.

Pyetje të shpeshta

Çfarë përmase kanë këllëfët e jastëkut për hotele?

Më të zakonshmet janë 50×70 cm dhe 50×80 cm; prodhojmë edhe sipas përmasave të jastëkëve tuaj.

Këllëf pambuku apo saten?

Pambuku është i freskët dhe praktik; saten-i ka shëlqim më të butë dhe luksoz, i preferuar në hotele 4–5 yje.

Çfarë mbylljeje rekomandoni për hotele?

Mbyllja zarf (pa kopsa) është më praktike për housekeeping dhe lavanderi.

Aksesorë Dekorativë për Hotele, Restorante dhe Evente

Aksesorë dekorativë nga Gjergji H Tekstil janë të përshtatshëm për hotele, restorante, evente, vila, resorte dhe ambiente profesionale që kërkojnë një prezantim më të kuruar. Kjo kategori përfshin produkte tekstile dekorative si jastëkë, throws, runners dhe elementë të tjerë që ndihmojnë në krijimin e një atmosfere më elegante, më të ngrohtë dhe më harmonike.

Tekstile Dekorative për Arredim dhe Prezantim

Jastëkët dekorativë, throws dhe runners janë elementë që i japin ambientit më shumë karakter. Në hotele dhe vila, ato mund të përdoren për të krijuar një dhomë më të ngrohtë dhe më mikpritëse. Në restorante dhe evente, ato ndihmojnë në forcimin e stilit të tavolinës, harmonisë së ngjyrave dhe prezantimit vizual të hapësirës.  

Shikoni produktet tona ose na kontaktoni për një ofertë të personalizuar.

Për më shumë informacion mbi industrinë globale të mikpritjes dhe hotelerisë, mund të konsultoni edhe Hospitality Net.

aksesorë dekorativë
aksesorë dekorativë